Vetitë shëruese të trëndafilit njihen qëmoti, e këtë e shkruajnë mirë edhe egjiptianët e vjetër.
SHURUPI NGA TRËNDAFILI
Dy grushte me petale të trëndafilit i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar dhe i lini të qëndrojnë për 24 orë. I zieni më pas lehtë me 250 g sheqer, e kur të jetë tretur sheqeri, shtoni dhe lëngun e shtrydhur nga një limon dhe zieni edhe për 5 minuta. Te sëmundjet e mushkërive të pini 2- 4 gota të mëdha në ditë.
UJË PËR MASAZH
Uji në të cilin për dhjetë ditë rresht kanë qëndruar petalet e trëndafilit mund ta përdorni për masazh te dhimbjet e reumës, kundër zbokthit dhe heqjes së akneve.
TRËNDAFILI NË VAJ ULLIRI
Vaji i ullirit në të cilin keni hedhur petalet e trëndafilit, mund të përdoret për shërimin dhe lyerjen e plagëve që vështirë shërohen.