Gjërat që duhet t’i dini për shëndetin e zemrës

Shëndetësia

Gjërat që duhet t’i dini për shëndetin e zemrës

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Mes rritjes së rasteve të sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në zemër, është e rëndësishme të dihet saktësisht se çfarë ndikon negativisht në zemër dhe çfarë mund të bëhet për ta mbajtur atë të shëndetshme.

Funksioni i zemrës është të pompojë gjak në të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë edhe trurin e veshkat.

Kur zemra nuk arrin të japë furnizim të mjaftueshëm me gjak në këto organe, këtë mjekët e quajnë dështim i zemrës.

Simptomat e zakonshme janë vështirësia në frymëmarrje gjatë ecjes ose aktiviteteve të tjera, ënjtje në këmbë ose në bark, lodhje dhe mungesë energjie.

Dështimi i zemrës zakonisht ndodh në pacientët me një histori të mëparshme të sulmeve në zemër. Presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut dhe diabeti për një kohë të gjatë mund të rezultojnë gjithashtu në dështim të zemrës.

Për ta ndihmuar vetën, pacienti duhet të sigurohet që të marrë medikamentet e përshkruara, duhet të bëjë ushtrime të rregullta si ecja pas konsultimit me mjekun e tyre si dhe duhet të reduktohet marrja e përditshme të kripës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat