Nëse tani infektoheni me koronavirus, thuajse me siguri, keni variantin e Omicronit. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ky variant i virusit vlerësohet të jetë në më shumë se 99 për qind të infeksioneve të reja në SHBA, duke tejkaluar pothuajse plotësisht variantin e mëparshëm dominues Delta.
Omicron ka një sërë mutacionesh që e bëjnë atë të ndryshëm nga variantet e mëparshme të COVID-19, duke përfshirë edhe shpejtësinë e përhapjes së tij.
Por, këto mutacione gjithashtu duket se po ndryshojnë llojin e simptomave që njerëzit e infektuar me koronavirus duhet të presin.
Tani, mjekët thonë se Omicron po shkakton dhimbje në dy vende që nuk raportoheshin zakonisht me variantet e kaluara.
Nëse ndjeni dhimbje muskujsh në këmbë dhe shpatulla, atëherë mund ta keni marrë Omicron.
Sipas aplikacionit Zoe COVID Study në Mbretërinë e Bashkuar, shumë njerëz që ankohen për dhimbje muskujsh dhe kanë koronavirusin, thonë se ndjejnë dhimbje në këmbë dhe shpatulla.