Farat e kungullit mijëra vite përdoren në mjekësi, sepse janë burim për vitamina. Ju sjellim disa arsye pse këto fara duhet t'i përdorni në vend të çipsit apo ushqimeve të tjera të dëmshme të grimcuara.
ME FARA DERI TE ZEMRA E SHËNDETSHME
Një e katërta e gotës me këto fara të shijshme përmban pothuajse gjysmën e dozës së mjaftueshme ditore për magnez, shumë i rëndësishëm për zemrën tuaj. Ndihmon edhe në kontrollimin e shtypjes së gjakut.
PËRMIRËSOJNË SISTEMIN IMUN
Pos se janë të pasura me magnez, farat e kungullit janë edhe burim i zinkut, që ndihmon në rregullimin e sistemit imun dhe ul rrezikun nga ftohjet dhe gripi.
ZVOGËLOJNË RREZIKUN NGA DIABETI
Në bazë të studimeve, farat e kungullit ndihmojnë te rregullimi i insulinës dhe kështu parandalojnë komplikimet me diabetin.