Hemorragjia e trurit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Ata që pësojnë trauma të rënda të kokës, të themi në një aksident, do të kenë shenja brenda disa orëve, për shembull dhimbje koke e fortë, paralizë ose koma.
Në rastet e tjera, edhe një traumë në dukje e parëndësishme, një goditje që dikush mund ta harrojë që ka ndodhur, mund të çojë në një lloj hematome kronike që ndërtohet ngadalë me kalimin e kohës, me simptoma shumë më delikate.
Faktorët që rrisin rrezikun përfshijnë probleme shëndetësore të tilla si presioni i lartë i gjakut, ata që marrin hollues gjaku.
Simptomat e gjakderdhjes në tru mund të jenë akute - të përziera, të vjella, kriza. Por shpesh mund të jenë ndryshe: shenja të dobësisë së muskujve, shikim të dëmtuar ose një lloj dhimbje koke "e re" që shfaqet me kalimin e kohës dhe nuk duket se të largohet as me mjekim.
Simptoma të rëndësishme:
- dobësi e papritur, ndjesi shpimi gjilpërash ose paralizë në fytyrë, krah ose këmbë, veçanërisht nëse ndodh vetëm në njërën anë të trupit
- fillim i papritur dhe i fortë i dhimbjes së kokës
- probleme me gëlltitjen
- probleme me shikimin në njërin sy ose në të dy sytë
- humbje e ekuilibrit, koordinimit, marramendje
- probleme me aftësitë gjuhësore (lexim, shkrim, të folur, të kuptuar)
- përgjumje, humbje e vetëdijes
- konfuzion, delir
Faktorë që ulin rrezikun:
- të mos pish duhan
- të trajtosh sëmundjet e zemrës
- të trajtosh presionin e lartë të gjakut
- të mban në kontroll diabetin
- të kesh një stil jetese të shëndetshëm