Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqoheni paraqesin shenjë se ju mungon ndonjë vitaminë apo mineral.
Prandaj, është mirë të mësoni cili problem shkaktohet nga mungesa e vitaminave dhe si mund ta zbutni problemin dhe ta zgjidhni përmes ushqimit. Për shembull, këndet e pëlcitura të buzëve dhe plagët përreth gojës mund të shfaqen si pasojë e mungesë së vitaminës B2. Sasia e sugjeruar e dozës ditore të kësaj vitamine është 1,3 miligram për meshkujt, përkatësisht 1,1 miligram për ferma, e studimet zbulojnë se çdo e pesta femër midis 11 dhe 18 vjeçe dje çdo e teta grua nuk merr sasi të mjaftueshme të vitaminës.
Kjo vitaminë është e domosdoshme për prodhimin dhe rritjen e qelizave. Pa këtë vitaminë trupi nuk mundet ta përtërijë lëkurën dhe mukozën e qelizave rreth gojës.
Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji. Kështu që edhe lodhjet dhe migrena mund të shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës B2. Meshkujt marrin më shumë këtë vitaminë në krahasim me femrat, sepse mesatarisht konsumojnë më shumë ushqim dhe marrin më shumë kalori në krahasim me femrat