Pjepri njihet që para 3.000 viteve, e pos se është e shijshme, së fundmi janë zbuluar edhe shumë veti të dobishme për shëndetin.
MBRON NGA SËMUNDJET
Pjepri është i pasur me vitamina C dhe vitamina A (të domosdoshme për shikim dhe ten të mirë), ndërsa që përmban edhe vitamina të tjera dhe minerale që mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare, plakja e hershme, ndërsa që përmirëson tretjen, punën e veshkave dhe ul shtypjen e gjakut. Studimi i fundit francez dëshmon se pjepri mbron prej rrezeve të dëmshme ultravjollcë.
DOBËSOHUNI ME PJEPËR
Nëse jeni në dietë, pjepri është ëmbëlsirë ideale sepse 88 për qind e saj është ujë dhe ka vetëm 11 për qind sheqer, që e bën ushqim veror për freskim. Ndikojnë mirë në pastrimin e organizmit nga radikalët e lirë dhe ofrojnë ndihmë te fryrjet në stomak.
SI TA KONSUMONI PJEPRIN
Pjeprin e freskët mund ta hani të vetme, ta shtoni në të gjitha llojet e sallatave apo ta shërbeni me akullore. Që moti është pjesë e pekmezit, kompostos apo lëngjeve, ndërsa që shërben edhe si desert.