Zbulohet se cilat pije energjike shkaktojnë goditje në tru

Shëndetësia

Zbulohet se cilat pije energjike shkaktojnë goditje në tru

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Pijet e gazuara janë të preferuara të shumë njerëzve, ato vijnë me shije të ndryshme dhe na ofrojnë dozën e sheqerit që na nevojitet ndonjëherë. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se disa nga pijet e njohura mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru.

Goditja në tru është një gjendje e rëndë mjekësore në të cilën rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet. Ekspertët pohojnë se ka mënyra se si mund të parandaloni një goditje në tru, si stërvitja e rregullt, një dietë e shëndetshme dhe shmangia e alkoolit dhe cigareve.

Një studim i botuar në Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë zbuloi se pijet energjike të pasura me kafeinë mund të çojnë në një sërë gjendjesh të dëmshme shëndetësore.

Reumatologia Rula Hajj-Ali nga Klinika e Cleveland tha: “Pijet energjike përmbajnë megadoza kafeinë dhe ndonjëherë edhe stimulues të tjerë. Kemi zbuluar se disa njerëz që i përdorin ato vijnë në spital me një goditje në tru ose gjakderdhje të rëndë në tru. Ata janë zakonisht të rinj , përndryshe njerëz të shëndetshëm në të 30-at dhe 40-at e tyre”, tha ajo.

Kombinimet e kafeinës, taurinës dhe sheqerit janë veçuar si substanca të diskutueshme dhe ato mund të shkaktojnë dëmtim të mukozës së arterieve dhe venave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat