Keni presion të ulët të gjakut? Më mirë mos pini kafe

Shëndetësia

Keni presion të ulët të gjakut? Më mirë mos pini kafe

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Presioni i ulët i gjakut është vetëm një karakteristikë e trupit që mund të shërohet lehtë me ndihmën e dietës.

Çfarë duhet të hani dhe pini nëse keni presion të ulët të gjakut për të përmirësuar mirëqenien tuaj?

Këshilla më e zakonshme për zgjidhjen e problemit të presionit të ulët të gjakut që të gjithë e dinë është se duhet të pini më shumë kafe. Kafeina vërtet ndihmon në rritjen e presionit të gjakut, tonifikon dhe përmirëson mirëqenien.

Megjithatë, dy gjëra janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend këtu.

Para se gjithash, edhe nëse kafeina ju ndihmon të rrisni presionin e gjakut, nuk duhet të harroni se ajo duhet konsumuar në masë.

Kafeina e tepërt është plot me shumë pasoja të pakëndshme për organizmin, ndaj përpiquni të mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe në ditë.

Së dyti, kafeina kur kthehet në varësi ndalon tonifikimin e trupit, prandaj duhet ta konsumoni në masë në mënyrë që të kryejë funskionin e saj.

Në listën e ushqimeve për rritjen e presionit të gjakut përfshihen edhe ushqimet që përmbajnë niseshte.

Mjekët rekomandojnë që pacientët me presion të ulët të gjakut të hanë 500 g fruta dhe 500 g perime në ditë.

Një ilaç tjetër i mrekullueshëm është çokollata e zezë, por duhet ta trajtoni me më shumë kujdes dhe të mos hani më shumë se 30 g në ditë.

Në listë janë edhe ushqimet e kripura. Natriumi lidh ujin në trup, gjë që rrit vëllimin e gjakut dhe, si rezultat, rrit presionin e gjakut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat