Veshkët luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut por jo gjithmonë funksionojnë siç duhet.
Infeksionet urinare, gurët në veshkë, cistat, tumorët janë disa nga sëmundjet e veshkëve për të cilat duhet të kemi shumë kujdes me kontrolle të rregullta tek mjeku.
E të gjitha këto mund të vërehen përmes disa analizave biokimike apo aparaturave të sofistikuara të cilat gjinden edhe tek ne.
Në emisionin “Familja ime”, urologu Fahredin Veselaj ka treguar për mënyrat diagnostifikuese të problemëve me veshkë e të cilat janë: analizat biokimike, ultrazëri dhe CT, të cilat janë shumë të sakta në zbulimin e hershëm të problemeve me veshkë që mund të hasen gjatë jetës.