Limoni (fruta të njohura si Citrus) është një hibrid i bimëve të egra të kultivuara.
Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid i cili i jep frutit shijen e thartë dhe pH në 2 deri 3 shkallë.
Limoni përdoret më së shpeshi në përgatitjen e pijeve të ndryshme si limonadë ose gjatë marinimit në përgatitjen e sallatave, por konsumohet shumë rrallë më vete, si portokalli ose mandarina.
Limoni është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe flavonoideve që kanë një efekt shumë të dobishëm në shëndetin tonë.
Mëposhtë gjeni disa nga dobitë e limonit për shëndetin e njeriut.
Ul rrezikun e goditjes në tru;
Ul rrezikun e hipertensionit;
Ngadalëson plakjen e lëkurës;
Ul rrezikun ndaj astmës;
Nxit përthithjen e hekurit;
Ndihmon në forcimin e imunitetit.