Nuk është aspak çudi që edhe pse jemi në pranverë t’ju shfaqen brenda gojës, disa fluska të kuqe në të bardhë të cilat mund t’i ngatërroni fare lehtë me simptomat e etheve të dimrit që lamë pas. Lëkura rreth tyre zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e enjtur dhe e inflamuar), si pasojë e stresit, uljes së ndjeshme të mbrojtjes së sistemit imunitar, regjimi ushqimor i varfër, etj.ë artikullin e sotëm do t'ju tregojmë si të trajtoni aftet në kushte shtëpie me dy përbërës që i kemi të gjithë:sodë buke dhe vaj ulliri.
Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e Pehashit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më parë.
Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.
Në një filxhan bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri. Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte. Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur çdo ditë pas larjes së dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatet e menjëhershme.