Ndonëse bota sot është shumë e shpejtë dhe dinamike, njerëzit përballen edhe më shumë me vetminë. Kjo përfshin ata që duan të kenë më shumë miq, por nuk ia dalin dot të krijojnë miqësi për arsye nga më të ndryshmet: mungesa e kohës, frika nga refuzimi, mungesa e besimit, etj.
Covid-19 e ka vështirësuar edhe më problemin e vetmisë, prandaj njerëzve u është dashur të gjejnë mënyra të tjera për të mos ndjerë "pasojat" e kësaj mungese.
Shpesh të qënit konsumator sipas psikologëve thuhet se i bën të ndihen më mirë ata që ndihen vetëm. Pra, e kemi fjalën për blerjen e një produkti për të kënaqur nevojën tonë psikologjike dhe për të ndjerë që na përket ne. Për shembull, dikush që i frikësohet shumë refuzimit, do të blinte me shumë qejf një produkt që ata e urrejnë, por partneri i tyre e do.
Blerjet nga nevoja për të ndjerë që përket diku mund të jenë edhe të dëmshme, si për shembull kur dikush është i gatshëm të përfshihet në blerje substancash narkotike apo alkooli vetëm që të përmbushë boshllëkun që vjen si pasojë e vetmisë.
Interesant është fakti që disa pajisje teknologjike që janë prodhuar me qëllim për të reduktuar vetminë, nuk ja kanë dalë ta arrijnë qëllimin e tyre. Përkundrazi, rrjetet sociale janë parë si një shkak kryesor i rritjes së nivelit të vetmisë.
Disa produkte ofrojnë një lidhje indirekte ose simbolike me të tjerët. Një shembull është blerja e artikujve të dorës së dytë (një libër, lojëra ose një orë të përdorur).
Po a ka një kosto përdorimi i produkteve për t'u ndjerë më pak vetëm?
Një prej rreziqeve është se njeriu duke u bërë më shumë materialist dhe i dhënë pas gjërave që posedon, largohet gjithnjë e më tepër nga ndërveprimi njerëzor. Nga ana tjetër, sipas studimeve të qënit materialist vjen me ndikime negative në lumturinë dhe mirëqënien e njerëzve.
Të jeni konsumatorë dhe të fiksuar pas blerjeve vetëm për t'u ndjerë më pak vetëm, ironikisht kthehet në bumerang. Rezultati është...më shumë vetmi dhe një rreth vicioz që përsëritet.
Ç'mund të bëjmë si përfundim?
Na duhet të vazhdojmë të kërkojmë për të mesmen e artë- pra të shmangni varësinë ndaj gjërave materiale për të kënaqur nevojat tuaja, por në të njëjtën kohë të mos shmangni ekstremisht shpenzimet që ju ndihmojnë të afroheni dhe të lidheni më shumë me të tjerët.