Ndikimi i edhe një ilaçit popullor është rrëzuar përmes të gjeturave që kanë treguar se kapsulat me boronica të kuqe as nuk e ndalojnë, as nuk shërojnë infeksionet urinare ashtu siç ishte menduar.
Madje ekzistojnë edhe punëtorë shëndetësorë, të cilët sugjerojnë lëngun e boronicave të kuqe kundër infeksioneve urinare.
Studimi i fundit, i publikuar në revistën "Journal of the American Medical Association", ka përdorur metoda të forta dhe ka ardhur deri te rezultatet bindëse.
Punëtorët shëndetësorë që sugjerojnë prodhimin apo lëngun nga boronicat e kuqe 'pacientëve nuk u bëjnë ndonjë të mirë'. Ekspertët pohojnë se kanë mbetur të bëhen edhe studimet tjera, por pohojnë se boronicat e kuqe nuk ndikojnë në shërimin e infeksioneve urinare.