Mjekja Klerida Shehu u shpreh se profesioni i mjekut është një mision dhe detyrë.
Ajo tha se agjërimi ulë nivelit e stresit dhe të reaguari në mënyrë impulsive ndërsa theksoi se mundohen t’i kuptojnë pacientët dhe sjelljet e tyre.
Klerida Shehu: Profesioni i mjekut është një profesion shumë I bukur. Në fund të ditës është nëj mision, ke për të detyrë të kënaqur, të shëruar, pacientët që janë drejtuar tek ti. Në kohën e ramazanit gjithë atmosfera që krijohet rreth e rrotull, kujtohemi akoma më tepër se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që t’i shërbejmë sa më mirë pacientit, e cili na drejtohet në një moment shumë të vështirë të jetës. Kur je agjërueshëm, ulet niveli stresit, dhe I të reaguarit në mënyrë intensive. Mundohemi t’i kuptojmë pacientët dhe sjelljet e tyre.
Është një punë e bukur me përgjegjshmëri të lartë. Shpeshherë duhet të lësh shumë gjëra nga vetja për të arritur të bësh ashtu siç duhet me detyrën dhe ndjenjën tënde duhet ta menaxhosh mirë.