Kurdo që t'i konsumoni, të ziera apo të pjekura, vezët janë opsioni kryesor për kafjall. Por, tani, sugjerimet e reja sugjerojnë se vetëm një vezë në ditë ndihmon të jetoni më gjatë.
Po ashtu, konsumimi i vezëve për çdo mëngjes redukton rrezikun për pikën në tru për 12 për qind.
Studimet po ashtu tregojnë që konsumimi i vezëve nuk ndërlidhet me sëmundjet koronare të zemrës, që është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Një vezë e madhe përmban gjashtë gramë me proteina cilësore, e po ashtu përmban edhe vitamina E, D dhe A.
Vitamina E paraprakisht është dëshmuar të ketë reduktuar rrezikun nga sulmet në zemër, derisa mbron edhe kundër formimit të droçkave në gjak. Sipas ekspertëve, konsumimi i një veze në ditë mbron edhe nga pika në tru. Është e pasur me antioksidues, që luftojnë stresin dhe inflamacionet.