LUFTOJNË ANEMINË
Mishi është burimi më i mirë për hekur, por e hasim edhe në ushqime të tjera, e po ashtu edhe te leblebitë. Nutricistët konsiderojnë se një gotë me leblebi mjafton që në organizëm të depërtojnë 25 për qind e nevojave ditore për hekur.
ULIN RREZIKUN NGA DROÇKAT
Në leblebi janë të pranishme vitamina E dhe vitamina K, që janë luftues të mëdhenj kundër droçkave në gjak. Pos leblebive, në ushqim përfshini edhe lentet.
RREGULLOJNË SHEQERIN NË GJAK
Leblebitë u sugjerohen edhe personave që vuajnë nga diabeti, sepse me vështirësi e lirojnë sheqerin. Po ashtu, përmbajnë edhe proteina bimore që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
ULIN KOLESTEROLIN E KEQ
Hulumtimet tregojnë se konsumimi i rregullt i leblebive në formën e shtypur ul rrezikun nga kolesteroli i keq, pasi posedojnë shumë antioksidues.
ALEATË PËR HUMBJE NË PESHË
Nëse nuk e teproni me konsumimin e tyre, leblebitë mund të jenë aleatë i hatashëm për humbjen në peshë, sepse leblebitë ju mbajnë për orë të tëra të ngopur, por edhe ndihmojnë në kujdesin ndaj sistemit të tretjes.