Shëroni dhimbjen e kokës për disa minuta me ilaçe natyrale

Shëndetësia

Shëroni dhimbjen e kokës për disa minuta me ilaçe natyrale

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Disa nga shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të kokës janë stresi, qëndrimi jo i drejtë, niveli i ulët i sheqerit në gjak, inflamacionet e sinuseve dhe lodhje bashkë me alergjitë. Pa marrë parasysh se ka shumë ilaçe sintetike, provojeni ta shëroni në mënyrë natyrale .

LIVANDA

Nëse dëshironi ta shëroni dhimbjen e kokës me aromaterapi, atëherë vaji i livandës është ilaçi i duhur. Mund t'u bëni masazh kapakëve të syve apo dy pika në zgavrat e hundës.

BORZILOKU

Borziloku përmendet si preparat natyral për relaksimin e muskujve, që është e dobishme për shërimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohet si pasojë e tensionimit. Vendosni disa gjethe në gotën me ujë të vluar dhe pas disa minutave e pini. Vajin e borzilokut mund ta përdorni edhe për masazh.

BADEMËT

Bademi është ushqim i pasur me magnez, i cili është i rëndësishëm për relaksimi e arterieve dhe qarkullim më të mirë të oksigjenit dhe nutrienteve në organizëm. Situatat stresuese shkaktojnë shpenzimin e shpejtë të këtij mineralit. Vlerësohet se personat që vuajnë nga migrena kanë përqendrim të pakët të këtij mineralit në gjak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat