Të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tregojnë se në 92 raste në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar 64 prej fëmijëve të infektuar me hepatit ishin nga familje që kishin qen ose që ishin ekspozuar ndaj qenve, shkrua The Sun.
U zbulua gjithashtu se tre të katërtat e të anketuarve nga agjencia kishin përmendur përdorimin e paracetamolit. Disa raportuan përdorimin e ibuprofenit dhe asnjë nuk raportoi përdorimin e aspirinës.
Në fillim të kësaj jave Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte 230 fëmijë në të gjithë globin me këtë sëmundje.
Shenjat kryesore që duhet të keni kujdes janë:
Zverdhje e pjesës së bardhë të syve ose lëkurës
Urinë e errët
Feçe të zbehta me ngjyrë gri
Kruarje e lëkurës
Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
Temperaturë të lartë
Duke u ndjerë jashtëzakonisht i lodhur gjatë gjithë kohës
Humbje e oreksit
Dhimbje barku