Rishtazi, të gjithë në TikTok po kthejnë një shot me xhenxhefil dhe po tregojnë se sistemi imun u është forcuar, fytyra u shkëlqen dhe kanë më shumë energji.
Të tjera përfitime fantastike:
Anti-inflamator dhe anti-oskidant perfekt për trupin
Xhenxhefili mbron trupin nga molekulat e paqëndrueshme (radikalet e lira). Në përbërjen e tij gjenden elemente si: paradols, sesquiterpenes, shogaols dhe zingerone; të gjithë faktorë shumë të fuqishëm anti-inflamatorë. Ekstrakti i xhenxhefilit redukton ndjeshëm inflamacionin dhe ndikon pozitivisht në organizmin e personave që vuajnë nga artriti, astma, etj.
Përdoret për trajtimin e problemeve të stomakut
Studimet tregojnë se xhenxhefili mund të përshpejtojë tretjen dhe të reduktojë dhimbjen e stomakut. Gjithashtu, mund të merret edhe nga gratë shtatzëna, pasi është i sigurt për nënat dhe për bebet.
Ka përfitime në sistemin imun
Efektet anti-inflamatore dhe anti-oksidante përmirësojnë sistemin imun. Nëse shton në një shot xhenxhefili mjaltë dhe limon, do të jesh edhe më i mbrojtur ndaj baktereve dhe gripit sezonal.
Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, sepse përmirësojnë hemoglobinën A1c.
Të ndihmojnë të humbasësh peshë, duke reduktuar ndjesinë e urisë dhe duke përmirësuar sistemin tretës.