Nëse njëri nga vëllezërit ka kaluar një atak ishemie para moshës 55 vjeç, rreziku rritet me 64% edhe për vëllain ose motrën tjetër.
Rreziku shtohet edhe më shumë nëse ai e ka kaluar këtë atak në moshë të re, deri në 94%.
Ky është përfundimi i një studimi të “Karolinska Institutet” në Stokholm, i cili ka ndjekur më shumë se 180 mijë pacientë për 20 vjet. Për të përcaktuar rrezikun e iktusit, grupi i studiuesve ka ekzaminuar ndikimin e moshës, të seksit dhe të historisë klinike familjare.
Veç kësaj, dolën në pah edhe dy elementë që i dhanë më rëndësi studimit: dobësia e enëve cerebrale dhe një stil jete i pashëndetshëm.