Nëse e hani domaten me lëkurë duhet të ndaloni menjëherë, ekspertët tregojnë arsyen

Shëndetësia

Nëse e hani domaten me lëkurë duhet të ndaloni menjëherë, ekspertët tregojnë arsyen

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Domatja është një nga perimet me shumë vlera ushqyese, që mund të konsumojmë sidomos në stinën e verës kur lulëzon.

Njihet për veprimin e saj antikancerogjen por edhe përfitimet e saj të dobishme sidomos në çështjet e bukurisë.

Megjithatë, edhe nëse shumë njerëz thonë se shumica e lëndëve ushqyese të një fruti ose perimesh gjenden në lëkurën e saj, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të hahet.

Lëkura e domates, për shembull, mund të jetë e hollë, por është ende e patretshme. Ndaj nëse vuani nga urthi apo dhimbjet e stomakut, do të ishte mirë t’i hiqni lëkurën domateve për të shmangur çdo shqetësim në stomak dhe ta shijoni pa frikë sallatën tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat