Më shumë se gjysma e grave raportojnë për dhimbje gjatë ciklit menstrual
Përderisa këto dhimbje menstruale nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje serioze shëndetësore, ato me të vërtetë që ua prishin disponimin.
Sidoqoftë, për ta lehtësuar dhimbjen, më poshtë i keni pesë këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë.
Përmirësojeni dietën
Zvogëlimi i yndyrave dhe ngritja e sasisë së konsumimit të perimeve mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale.
“Dieta me pak yndyrë i zvogëlon nivelet e përgjithshme të pezmatimit në trup”, thotë Aldo Palmieri, gjinekolog.
Pra, përpiquni që t’i shmangni ushqimet me nivele të larta të yndyrës dhe është e rekomandueshme të ushqeheni me peshk, arra, vajra të perimeve etj.
Përdorni ilaçe të sigurta
Jo çdo kush ka dëshirë t’i drejtohet mjekësisë gjatë dhimbjeve menstruale, por konsumimi modest i ilaçeve si ibuprofeni apo naprokseni, mund të ndihmojnë.
Dhimbjet menstruale ndodhin për shkak të lirimit të substancave që quhen prostaglandine dhe ilaçet e lartcekura ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të këtyre substancave, rrjedhimisht e zvogëlojnë dhimbjen.
Megjithatë, para se të përdorni barëra, fillimisht konsultohuni me doktorin.
Pini çaj
Disa hulumtime për çajat herbal kanë dëshmuar se janë të mirë për lehtësimin e dhimbjeve. Sidoqoftë, disa çaja përmbajnë estrogjene, prandaj konsultohuni me doktorin para se të konsumoni një të tillë, e veçanërisht nëse keni një histori me droga që e hollojnë gjakun.
Provoni vaj peshku dhe vitaminë B1
Rrugë tjetër natyrale për lehtësimin e dhimbjeve menstruale është edhe konsumimi i vajit të peshkut, vitaminës B1, apo të dyjave këto, sipas një hulumtimi të publikuar në Global Journal of Health Science.
Endorfinet…
Sa i përket efektit të lehtësimit të dhimbjeve menstruale, endorfinet mund ta përmirësojnë disponimin tuaj. Endorfinet lirohen gjatë përjetimit të orgazmës, gjatë ushtrimeve fizike etj.