Jo nuhatjen, njerëzit po raportojnë një tjetër simptomë kryesore të Covid-19

Shëndetësia

Jo nuhatjen, njerëzit po raportojnë një tjetër simptomë kryesore të Covid-19

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Dhimbja e fytit mund të jetë simptoma kryesore e Covid-19, sipas të dhënave nga 17,500 njerëz që thanë se kishin rezultuar pozitivë për virusin këtë javë. Simptomat e tjera të zakonshme të raportuara ishin dhimbja e kokës, bllokimi i hundës dhe kolla. Ndërsa temperatura e lartë, ethet, humbja e nuhatjes dhe shijes, të cilat renditen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë si simptoma të mundshme të virusit, ishin shumë më pak të zakonshme.

Një zë i ngjirur, teshtitje, lodhje, dhimbje muskujsh dhe marramendje shënuan rezultate më të larta. Gjetjet  tregojnë se simptomat që kanë njerëzit me Covid-19 kanë ndryshuar me evoluimin e pandemisë.

20 simptomat kryesore të Covid, në rend zbritës, sipas të dhënave nga studimi i Zoe App janë:

Dhimbje fyti – raportuar nga 58%

Dhimbje koke – 49%

hundë e bllokuar – 40%

kollë pa gëlbazë – 40%

Rrjedhja e hundës – 40%

Kollë me gëlbazë – 37%

zë i ngjirur – 35%

Teshtitja – 32%

Lodhja – 27%

Dhimbje muskulore – 25%

Marramendje – 18%

Gjëndra të fryra të qafës – 15%

Dhimbja e syve – 14%

Transformim aromash – 13%

Shtrëngim në gjoks – 13%

Ethe – 13%

Të dridhura – 12%

Gulçim – 11%

Dhimbje veshi – 11%

Humbja e nuhatjes – 10%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat