Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin. Por cilat janë shenjat që tregojnë se nuk po pini ujë mjaftueshëm? Më poshtë, shenjat që do t'ju ndihmojnë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës apo jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.
Shenjat e para dhe më të lehta të dehidratimit:
Etje
Ndjenja e thatësisë së gojës
Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës
Nervozizëm
Dhimbje koke
Urinë në ngjyrë të errët
Marrje mendsh
Aromë e pakëndshme e gojës
Neps për ushqime të ëmbla
Kërcitjet/dhimbjet e muskujve
Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë:
Etje e theksuar
Rrahje të shpeshta të zemrës
Humbje e vetëdijes
Marrje e shpejtë fryme
Ulje e tensionit
Lëkurë ekstremisht e thatë
Marrje të forta mendsh
Urinë në ngjyrë të errët
Nevoja e paktë për të shkuar në tualet
Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik