​COVID-19, Pfizer/ BioNTech aplikon për miratimin e vaksinës së re përforcuese

Shëndetësia

​COVID-19, Pfizer/ BioNTech aplikon për miratimin e vaksinës së re përforcuese

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Gjigandi farmaceutik amerikan “Pfizer” dhe partneri i tij gjerman “BioNTech” i kanë kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së të autorizojë përdorimin e tyre të riformuluar që synon dy nënvariante të Omicron-it aktualisht në qarkullim të gjerë.

Vaksina përforcuese është modifikuar për nënvariantet Omicron BA.4 dhe BA.5 për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Nuk ka ende një provë klinike për variantin BA.4/BA.5 të përforcuesit.

Më herët kompanitë njoftuan të dhëna për sigurinë dhe tolerancën nga provat e Fazës 2 dhe 3 të një doze përforcuese prej 30 mikrogramësh për variantin BA.1, e cila kombinon vaksinën ekzistuese dhe një vaksinë që synon proteinën spike të variantit Omicron BA.1.

Vaksina bivalente e përshtatur nga Omicron BA.1 shkaktoi një përgjigje imune superiore ndaj variantit Omicron BA.1 krahasuar me vaksinën aktuale të kompanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat