Koha më e mirë për ta konsumuar vajin e ullirit – shëndetin e zemrës

Shëndetësia

Koha më e mirë për ta konsumuar vajin e ullirit – shëndetin e zemrës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:35
Ilustrim

Kohët e fundit rezultatet e një studimi në të cilin AgroWeb.org mbështet, treguan se vaji  i ullirit përmban një proteinë që është në gjendje të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Por se si mundet kjo proteinë të na ndihmojnë dhe kur është koha më e mirë për ta konsumuar vajin e ullirit për më tepër përfitime, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Cila është kjo proteinë miqësore me zemrën?

Apolipoproteina A-IV është një proteinë plazmatike, nivelet e së cilës në gjak rriten pas tretjes, veçanërisht të ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura, si vaji i ullirit.

Studiuesit shpjegojnë se kjo proteinë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit pikërisht sepse është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve.

Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën bllokojnë rrjedhën e gjakut duke formuar kore.

Dhe pse këto lloj grumbullimesh mund t’ju ndihmojnë në rast se keni gjakderdhje nga ndonjë plagë, në rasitin e sëmundjeve kardiovaskulare, ato pengojnë rrjedhën e rregullt të gjakut dhe mund të çojnë në trombozë. Ndërsa në rastin më të keq mund t’ju rezikojnë edhe jetën.

Proteina vepron duke bllokuar receptorin e integrinës i cili vepron si një “urë” midis trombociteve, duke parandaluar kështu bashkimin e tyre dhe për rrjedhojë formimin e grumbujve të tyre.

Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar vajin e ullirit?
Studiuesit thonë se proteina që gjendet pikërisht në vajin e ullirit, është më aktive gjatë natës dhe më pak gjatë ditës. Ndaj këshillohet të konsumohet gjatë mbrëmjes për më tepër përfitime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat