Në këtë puntatë të Dritares së Doktorit folëm për rrezikun gjatë një shtatzanie me mjekun e njohur obsetër gjinekolog Orion Gliozheni.
Mjeku u shpreh se çdo shtatzëni mund të paraqesë rrezik nëse nuk respektohen këshillat e duhura.
"Shpesh gratë e neglizhojnë ushqyerjen e mirë dhe shkak këtu bëhen familjarët që thonë se një grua shtatzënë duhet të ushqehet për dy veta, sipas rregullit të vjetër, por kjo është e gabuar.
Sa më pak peshë të shtohet gjatë shtatzënisë më mirë është. Ndërsa duhet një kontroll i shtuar për sëmundjet shoqëruese si diabeti apo tiroidet", u shpreh mjeku Gliozheni.