Këtë të shtune në emisionin “Familja ime” është diskutuar për fazat e menopauzës.
Gjinekologia Jehona Binishi-Hysa ka thënë se menopauza është një stad i jetës së gruas që nënkupton përfundimin e ciklit menstrual.
“Do të thotë normalisht vezoret e femrës janë gjëndra të cilat prodhojnë qeliza vezë, prej të cilave kemi edhe aftësinë për të lindur fëmijë dhe për të krijuar familje. Momenti kur përfundon rënia, gjegjësisht përfundimi i prodhimit të qelizave vezë nga vezorja, dhe ndërpreja e ciklit është periudha e menopauzës”.
Tutje Hysa ka folur edhe për tri fazat e menopauzës.
“Kjo periudhë i ka tri faza: premenopauza, menopauza dhe postmenopauza. Moshat variojnë, por zakonisht prej moshës 40 deri 50 është periudha kur priten këto ndryshime premenopauze. Idealja është 50-51, kur faktikisht hyjmë në menopauzë dhe ndërpritet cikli”, ka thënë ajo.