Ja çfarë mund t’i bëjë trurit tuaj konsumimi i tepërt i kripës

Shëndetësia

Ja çfarë mund t’i bëjë trurit tuaj konsumimi i tepërt i kripës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Konsumimi i kripës tri herë më shumë sesa sasia e rekomanduar mund të shkaktojë ndryshime në tru, duke shkaktuar rrjedhimisht edhe çmendurinë, sipas një studimi.

Hulumtuesit zbuluan se minjtë që morën shumë kripë shkaktuan krijimin e një proteine të quajtur ‘tau’ në tru.

‘Tau’, e cila ndihmon qelizat nervore të ruajnë formën e tyre dhe të transportojnë lëndë ushqyese, mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Alzheimerit.

Minjtë gjithashtu përformuan negativisht në testet e aftësive të tyre kognitive (njohëse), sipas ekspertëve në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell në Nju Jork.

Sidoqoftë, ekipi ka paralajmëruar studime të mëtejshme për të vërtetuar se kripa e tepërt mund të shkaktojë efektin e sipërpërmendur tek njerëzit.

Ekspertët rekomandojnë të rriturit të konsumojnë jo më shumë se 6g kripë në ditë, përkatësisht një lugë çaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat