Studim/ Dëgjimi ose shikimi i zogjve mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor

Shëndetësia

Studim/ Dëgjimi ose shikimi i zogjve mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Thjesht shikimi ose dëgjimi i zogjve mund të nxisë një përmirësim në mirëqenien mendore që mund të zgjasë deri në tetë orë, sipas studiuesve  britanikë.

Një analizë e të dhënave nga afro 1300 vullnetarë që pranuan t’i përgjigjeshin disa herë në ditë një aplikacioni të specializuar që kontrollonte ekspozimin ndaj zogjve dhe mirëqenien mendore, zbuloi se disponimi i njerëzve përmirësohej më shumë kur takonin një zog sesa kur ndodhnin në një aspekt tjetër të botës natyrore, siç janë pemët.

Ky përmirësim i mirëqenies u pa edhe te njerëzit me diagnozë të depresionit.

“Zbulimi ynë kryesor është se ekziston një lidhje e qëndrueshme midis shikimit ose dëgjimit të zogjve dhe përmirësimit të mirëqenies mendore,” tha autori kryesor i studimit, Ryan Hammoud

“Fakti që lidhja pozitive midis zogjve dhe përmirësimit të mirëqenies mendore ishte gjithashtu e dukshme tek njerëzit me diagnozë të depresionit, “thekson rëndësinë e lidhjes sonë me botën natyrore për shëndetin tonë mendor”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat