Studentët dhe profesionistët dentarë morën një dhuratë të vlefshme për festën e flamurit.
Ata, tash e tutje do të kenë në dispozicion të tyrin edhe librin e dytë nga Universiteti i Zagrepit, me të cilin do ta pasurojnë diapazonin në laminë profesionale të stomatologjisë.
Kështu njoftoi shtëpia Botuese ALB-MED, e cila së bashku me Profesoreshën e Stomatologjisë, Teuta Bicaj dhe grupin shqipërues kanë sjellë librin e dytë për studentët dhe profesionistët dentarë nga Universiteti i Zagrebit. Libri titullohet "protezat parciale".
“Libër i ri! ALB-MED së bashku me Profesoreshën Teuta Bicaj dhe grupin e shkëlqyeshëm shqipërues sjell edhe librin e dytë për studentët dhe profesionistët dentarë nga Universiteti i Zagrebit.
Çmimi i librit: 24.95 EUR. Për porosi: adresa, qyteti dhe numri i celularit (inbox, Viber/ËhatsUp +383 44 179 896). Dorëzimi brenda një jave. Transporti në Kosovë, 2 EUR; në Shqipëri dhe Maqedoni, 5 EUR”, thuhet në njoftim.
Kurse, Profesoresha Teuta Bicaj, ka thënë se kjo është një dhuratë e mrekullueshme për Festën e Flamurit.
Postimi i plotë:
Dhuratë e mrekullueshme për Festën e Flamurit!
Faleminderit gjithë ekipit që punuam bashkë, Adnan Emini , Zana Lila , Linda Dula , Arlinda Tmava !
E gëzofshim të gjithë bashkë!