Një bimë e re duhani e e modifikuar gjenetikisht është në gjendje të prodhojë kokainë brenda gjetheve të saj.
Një studim i ri zbuloi se si shkencëtarët kanë arritur të rikrijojnë biokiminë e prodhimit të kokainës brenda gjetheve të një bime duhani.
Kokaina prodhohet natyrshëm në gjethet e bimës Erythroxylum coca, por një ekip studiuesish në Institutin Kunming të Botanikës në Kinë vendosën të shohin nëse mund ta rikrijonin vetë këtë proces – me rezultate të jashtëzakonshme.
Sheng-Xiong Huang dhe kolegët e tij rikrijuan biokiminë unike që zakonisht gjendet në bimën e coca-s në një bimë tjetër të quajtur Nicotiana benthamiana.
Duke përdorur modifikimin gjenetik, ata prodhuan dy enzima që gjenerojnë kokainë kur gjethet thahen.
Ekipi tha se studimi i tyre ofron "implikime të rëndësishme" për prodhimin farmaceutik. New Scientist raportoi se gjetja mund t'i ndihmojë njerëzit të prodhojnë ilaçe të reja për studime shkencore.