Deodorantët shkaktojnë astmë dhe probleme të lëkurës

Shëndetësia

Deodorantët shkaktojnë astmë dhe probleme të lëkurës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Me deodorantët synohet që trupi të ketë një erë freskuese!

Megjithatë sipas shkencëtarëve, deo-t mund të jenë duke shkaktuar efekte anësore, pasi ato në të shumtën e rasteve u shkaktojnë sëmundje.

Më shumë se një e katërta e njerëzve vuajnë reagime të këqija ndaj kimikateve që gjenden në sprej të ndryshme, thekson një studim i ri australian.

Studiuesit pyetën 1.100 njerëz për të arritur përfundimin.

Ata gjetën se 26 për qind besojnë se përjetojnë reagime ndaj kimikateve në deodorantët, freskuesit e ajrit dhe furnizimet e pastrimit.

Efektet anësore të raportuara zakonisht nga kimikatet “e dëmshme” që gjenden në këto produkte përfshijnë sulme astmëshe, migrenë dhe probleme të lëkurës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat