Nëse keni këto sëmundje, gjatë kohës me shi do të keni më shumë dhimbje

Shëndetësia

Nëse keni këto sëmundje, gjatë kohës me shi do të keni më shumë dhimbje

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Njerëzit, të cilët vuajnë nga artriti, migrena apo dhimbjet neuropatike gjatë ditëve me erëra dhe me lagështi mund të përjetojnë 20% dhimbje më shumë në krahasim me ditët e tjera.

Studimi i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Manchesterit, ka përdorur informacionet e 13000 personave në Britanine e Madhe.

Në bazë të analizave që ata kanë bërë, është vërejtur se në ditet ku nuk ka shi apo reshje të tjera, dhimbja shfaqet më rrallë, në krahasimme ditët kur ka shi.

Shkencëtarët kanë thënë se një ndër arsyet e këtij “fenomeni” është se moti e influencon disponimin, dhe disponimi mund të ndikoj në përkeqësimin e dhimbjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat