Gjatë shtatzënisë suaj ju mund të vëreni ndryshime në truptin tuaj si rezultat të ndryshimeve hormonale. E disa prej këtyre ndryshimeve, shpesh mund të jetë sinjalizues të gjendjes suaj.
Verywell Family liston disa prej ndërlikimeve që mund t’ju ndodhin gjatë shtatzënisë.
E shumë prej tyre janë në formë të simptomave.
Këto janë:
-Gjakderdhje vaginale ose njolla;
-Dhimbja e barkut ose e legenit që është intensive;
-Kontraksione që janë më pak se 10 minuta larg njëri-tjetrit;
-Rënie e theksuar në lëvizjet e foshnjës;
-Dhimbje koke të papritura ose të forta;
-Ënjtje që shfaqet papritur ose nuk largohet me pushim;
-Ethe;
-Të vjella ose diarre të rënda, të vazhdueshme;
– Të fikët ose marramendje;
Në rast se vëreni këto ndryshime, kërkoni mendimin e mjekut tuaj.