Kur vjen puna tek ushqimet dhe pijet që rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kancerogjene, deri tani askush nuk kishte menduar se qumështi ishte në top listën e tyre.
Të paktën, ky është përfundimi që nxjerr studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë.
Qumështi është armiku numër një për kancerin e gjirit tek gratë, duke rritur me 80 përqind rrezikun e kapjes së sëmundjes malinje.
Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%.