Frutat e thata, superushqimet që ndihmojnë të humbisni peshë

Shëndetësia

Frutat e thata, superushqimet që ndihmojnë të humbisni peshë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Arrat, lajthitë dhe bajamet na ndihmojnë të kontrollojmë ngopjen, prandaj futja e tyre në dietën tonë rekomandohet për shkak se janë të pasura me proteina, fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Frutat e thata ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, inflamacionin dhe ul rrezikun e kancerit.

Siç tregon dietologu Miquel Girones, “rekomandohen rreth 30 gramë fruta të thata në ditë” dhe “opsioni më i mirë është të konsumohen pa kripë, sheqer apo mjaltë”.

Futja e frutave të thata në dietë do të shmangë shtimin në peshë dhe do të na ndihmojë të kontrollojmë peshën tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat