Pse pirja e ujit para gjumit është e dëmshme për shëndetin

Shëndetësia

Pse pirja e ujit para gjumit është e dëmshme për shëndetin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Uji është një nga elementët më kritikë për trupin e njeriut. Kur ju nuk pini mjafttueshëm H2O, trupi juaj bëhet i dehidratuar, gjë që ju bën të ndiheni të dobët dhe zvogëlon motivimin.

Në darkë nuk është e rekomandueshme që të pini ujë, sepse rrezikoni të prishni regjimin tuaj të gjumit.

Pirja e ujit para gjumit, mund të bëjë që ju të zgjoheni shpesh, për të shkuar në tualet. Prodhimi i urinës gjatë natës ulet, duke bërë që ju të flini të paktën 6 orë pa ndërprerje. Por kur ju pini ujë, cikli ndryshon, duke u bërë më i shpeshtë.

Pasojat janë zinxhir. Privimi i gjumit mund të sjellë rrezik në shëndetin e zemrës tuaj. Mungesa e gjumit ndikon në rritjen e tensionit, rritjen e kolesterolit në gjak dhe shtimin në peshë. Mosha gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Sa më i vjetër të jeni, aq më shumë gjasa ka që në tualet të shkoni më shpesh, nëse pini ujë para gjumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat