Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

Shëndetësia

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C.

Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit.

Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër.

Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca.

Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është mirëbërës për shëndetin e veshkave.

Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.

Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe gocave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit.

Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë më të zakonshme.

Si ndikon lëngu i limonit tek gurët në veshka

Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C.

Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.

Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e nevojshme e lëngut të limonit

Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave.

Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon.

Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë.

Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat