A është e rrezikshme nëse ju thahet goja dhe gjuha? Çfarë e shkakton këtë fenomen?
Në bazë të përgjigjeve, dr. Robert Shmerling (profesor mjekësie në Shkollën Mjekësore të Havardit) renditi disa nga shkaktarët e tharjes së gojës:
Efektet anësore të barnave të ndryshme, si për shembull diuretikët.
Sëmundjet e tilla si Parkinsonizmi, diabeti, epilepsia, sëmundjet psikiatrike etj.
Shytat ose infeksionet e tjera, veçanërisht nëse lidhen me dehidrimin.
Terapitë e rrezatimit dhe kimioterapitë shkaktojnë tharje goje gjithashtu.
Sindromat e lidhura me sëmundjet autoimune, si sëmundja Sjogren ( ato në të cilat sistemi imunitar sulmon indet e trupit).
Dëmtimet nervore, të cilat mund të vijnë pas një dëmtimi ose kirurgjie afër gjëndrave të pështymës.
Dehidrimi, nëse nuk pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
Pirja e duhanit.
Problemet me stomakun.
Përveç një ndjesie të bezdisshme, komplikimet e thatësisë së gojës mund të përfshijnë prishjen e dhëmbëve, plagë në gojë dhe vështirësi në gëlltitje. Goja e thatë nuk mund të konsiderohet si një fenomen i rrezikshëm, por nëse shoqërohet me gjendje të tilla si diabeti apo sëmundje psikiatrike, mund të ketë pasoja të rrezikshme shëndetësore.
Disa nga mënyrat që të menjanoni tharjen e gojës janë, larja e shpeshtë dhëmbëve, shpëlarja e gojës me ujë me fluor, në mënyrë që të zvogëloni shanset për dëmtimin e dhëmbëve. Konsumimi i lëngjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm.