Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore, dëmton shikimin

Shëndetësia

Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore, dëmton shikimin

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Bilbil Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë, në një emision tregoi se klori i tepërt në ujë është shkaktar për sëmundje kancerogjene, dëme nervore dhe probleme të shikimit.

Daci ka thënë problemi më i madh është se dëmton shikimin ende pa lindur foshnja, nëse nënëna e konsumon këtë ujë.

Dëmet që sjell mbidoza e klorit në ujë janë të shumta që nga sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, shikimin, sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon, sidomos nëpërmjet gatimit.

Efektin më të ashpër klori e ka kur e gatuan. Mbidoza e klorit kalon nga një formë në një formë tjetër kimike më e fortë, pasi kur kalon në temperaturë bëhet akoma më i dëmshëm, bëhet me toksike se vetë lënda kimike e hedhur në ujë”, tha studiuesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat