Një studim i kohëve të fundit që është kryer në “Icahn school of medicine” në Mount Sinai (Neë York), ka gjetur shkaqe të reja në lidhje me autizmin. Sipas tyre mendohet se ky problem është i lidhur në 83% të rasteve me faktorin gjenetik, ky rezultat u publikua edhe në revistën “JAMA” në të cilën shpjegohen si është e mundur kjo.
Autizmi dhe shkaqet e këtij problemi
Tashmë këta studiues e quajnë si të sigurt lidhjen e autizmit me faktorin gjenetik, ndëkohë që më parë ishte menduar se ky faktor do të kishte rëndësi të barabartë me ata ambientalë (50 me 50). Më parë mendohej se do të ishin faktorët ambientalë që do të krijonin probleme në zhvillimin e trurit të fëmijës.
Studimi përfshiu 37 570 binjakë, 2 642 064 fëmijë vëllezër e motra por jo binjakë, 432 2821 fëmijë vëllezër nga e njëjta mama, dhe 445 531 vëllezër e motra nga i njëjti baba. Nga këta 14 516 kanë rezultuar të jenë pjesë e spektrit të autizmit.
Rezultatet e studimit
Duke krahasuar të dhënat e fëmijëve binjakë dhe atyre jo binjakë, është bërë i mundur përcaktimi i rëndësisë së gjeneve dhe ambientit. Tek binjakët homozigotë materiali gjenetik do të ishte 100% i njëjtë, prandaj u pa edhe rëndësia e faktorit ambiental në të cilët ishte ekspozuar fëmija. Pra sipas tyre, kur vjen puna tek autizmi faktori gjenetik ka më tepër rënësi se ai ambiental.