Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë fakotrë, duke përfshirë faktorët në lidhje me intolerancën ushqimore, grumbullimin e gazrave, çekuilibrimin e baktereve, ulçerat, konstipacion dhe infeksionet parazitare. Për të mposhtur këtë shqetësim njerëzit kanë përdorur trajtime natyrale si për shembull çajrat bimorë.
Çaji i mentes
Mentja njihet gjerësisht se mund të ndihmojnë në zbutjen e problemeve të tretjes. Ka një aromë freskuese dhe falë komponimeve bimore të quajtura flavonoidë, konsumi i këtij çaji mund t’ju vijë në ndihmë.
Çaj Xhenxhefil
Çaji i xhenxhefilit është përdorur për sëmundjet e stomakut që në kohërat e lashta. Ai besohet se mund të qetësojë të përzierat dhe të lehtësojë shqetësimet e tretjes duke reduktuar edhe gazrat.
Farat e koprës përdoren për të bërë çaj dhe shije të ngjashme me jamballin.
Çaji i farave të koprës
Farat e koprës janë përdorur në shumë kultura për të përmirësuar çrregullimet e tretjes, duke përfshirë dhimbjen e barkut, fryrjen, eleminimin e gazrave dhe të kapsllëkut.