Jo vetëm ujë dhe shalqi, këto ushqime hidratojnë trupin tonë në mënyrë të përsosur

Shëndetësia

Jo vetëm ujë dhe shalqi, këto ushqime hidratojnë trupin tonë në mënyrë të përsosur

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Ndërsa temperaturat rriten ne jemi gjithmonë në kërkim të ushqimeve hidratuese për mirëfunksionimin e organizmit. Ushqimet e njohura si shalqiri, kastravecat apo domatet konsumohen shumë gjatë stinës së verës për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, gjë e cila ndihmon në shuarjen e etjes.

Por, sipas disa studimeve hidratimi i trupit nuk bazohet plotësisht vetëm në praninë e ujit, por edhe të disa përbërësve të cilët ndihmojnë ruajtjen e ujit të përftuar në trup. “Prania e kripërave, sheqerit dhe elektroliteve e ndihmojnë trupin tonë të ruajë më gjatë ujin dhe kjo është më e vlefshme sesa të konsumojmë disa ushqime që thjesht përmbajnë ujë”, shpjegoi dietologu Yi Min Teo.

Lëngu i kockave

Sipas dietologes Natalie Allen, të gjitha lëngjet që e ruajnë formën e tyre në temperaturën e ambientit, llogariten si lëngje. Kështu që supat dhe lëngjet e mishit janë shumë të mira për hidratim.

Kosi

Shpesh kur mendojmë për produkte hidratuese ushqimet me bazë qumështin, nuk na vijnë në mendje. Por kosi përmban rreth 85% ujë. Një fixhan kos, më shumë se 3/4 e ka përmbajtje uji. Proteinat, sheqeri, kripa dhe yndyra e laktozës te kosi mundësojnë ruajtjen e ujit që trupi ka fituar.

Lulelakra

Sipas dietologëve nëse lulelakrën e konsumoni të pjekur në skarë, të zier, apo të gatuar me oriz, do t’i dhurojë trurit tuaj mbi 90% ujë. Përveç se është një burim i mirë hidratimi, lulelakra është e pasur me vitaminë C që forcon imunitetin, gjithashtu do të merrni një sasi të mirë kaliumi që forcon muskujt, kockat, si dhe mban nën kontroll presionin e gjakut.

Salmoni

Magnezi dhe kaliumi që gjenden te salmoni, ashtu si përbërja e natriumit nxit hidratimin në të gjithë trupin. Ato bëjnë të mundur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

Farat Chia

Përdorimi i farave Chia sjell shumë përfitime për hidratimin e trupit. Ato nuk janë vetëm burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave dhe yndyrave Omega-3, por janë të jashtëzakonshme për hidratim. Kur qëndrojnë për një periudhë në ujë ato përthithin lëngun dhe krijojnë një masë xhelatinoze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat