Blerta Ndrekaj, koordinatore e programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se dhurimi i gjakut ka përfitime për shëndetin e personit që e kryen si proces.
Ndrekaj theksoi se i gjithë gjaku që dhurohet, zëvendësohet nga organizmi dhe është një proces i shëndetshëm.
Ajo tregoi se është vërtetuar se personat që dhurojnë periodikisht gjak preken më pak nga sëmundjet malinje në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë.
“I gjithë gjaku që dhurohet zëvendësohet nga organizmi, i bën mirë dhe është një proces i shëndetshëm. Dhuruesit periodikë të gjakut nuk vuajë aq shumë nga sëmundjet malinje në krahasim me pjesën tjetër që nuk dhurojnë gjak. Mosha e lejuar për dhurimin e gjakut është nga 18-60 vjeç, personi që dhuron gjak duhet të ketë kaluar 1 vit nga një ndërhyrje kirurgjikale, 6 muaj nga proceduar e tatuazheve dhe ndërhyrjeve estetike”, tha Ndrekaj.