Shenjat e para të autizmit, që kur fëmija është 6 muajsh

Shëndetësia

Shenjat e para të autizmit, që kur fëmija është 6 muajsh

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Sipas hipotezës së disa kërkuesve amerikanë, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Dihet që shenjat e fëmijëve autikë janë vështirësi në ndërveprimin me të tjerët, nuk përfshihen me bashkëmoshatarët, kanë dëmtim jo-verbal të sjelljes (shikimin e drejtpërdrejtë, shprehjen e fytyrës), nuk i ndajnë emocionet dhe ndjenjat me ata që janë përreth tyre. Një studim i kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara sugjeron që shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë të dukshme në moshën 6 muajshe.

Shkencëtarët vëzhguan sjelljen e fëmijëve 6 muajsh teksa shikonin video. Disa prej tyre flisnin, buzëqeshnin, ndërsa disa të tjerë mbetën pa bërë asnjë shprehi dhe reagim.

Rreth 2 vjet e gjysmë më vonë, fëmijët që nuk kishin reaguar gjatë videove, u diagnostikuan me autizëm. Këto shenja të hershme mund të jenë të dobishme për të parashikuar diagnozën e autizmit, e cila sot nuk përcaktohet saktësisht para vitit të tretë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai.

Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Në botë një fëmijë në 88 vuan prej autizmit, me një përhapje më të gjerë te meshkujt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat