Pacientët që kanë përjetuar sulm të shkaktuar nga gjakderdhja në tru mund të përdoroin aspirinën pa pasur ndonjë rrezik, për të ulur gjasat e sulmeve potenciale të ardhshme dhe problemeve të zemrës, sipas një studimi të ri.
Aspirina hollon gjakun dhe kështu mjekët kanë qenë të kujdesshëm në dhënien e saj, nga frika se mund ta bëjë më keq gjakderdhjen.
Por kërkimi i Lancet sugjeron se nuk rrit rrezikun e gjakderdhjeve të reja të trurit, madje mund ta ulë atë.
Ekspertët thonë se “treguesi i fortë” duhet të konfirmohet me më shumë studime.
Ata këshillojnë që të përdorni aspirinën çdo ditë, vetëm nëse mjeku ua rekomandon atë.