Pse gratë në të 40-at e tyre duhet të ushqehen ndryshe: Çfarë thonë ekspertët

Shëndetësia

Pse gratë në të 40-at e tyre duhet të ushqehen ndryshe: Çfarë thonë ekspertët

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Gjatë gjithë jetës, ne jemi dëshmitare të ndryshimeve që pëson organizmi dhe trupi ynë. Me kalimin e viteve, gratë duhet të vendosin një model ushqyerje ndryshe që i bën të ndihen më energjike dhe në formë për të përmbushur angazhimet e përditshmërisë.

Por, mos na thoni që në prag të të 40-ave nuk keni vënë re ndryshme fizike tek vetja! "Për shumicën e grave, simptomat e paramenopauzës mund të ndodhin nga mesi i të 30-ave", tha Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë e Klinikës Mayo për Shëndetin e Grave. “Mosha tipike kur nis menopauza është 45 vjeç”.

Kujdesuni që të bëni disa ndryshime të lehta në regjimin tuaj ushqimor, që ju ta “prekni” moshën e tretë bukur dhe pa pasoja.

“Mund të keni vënë re shtim në peshë ose dhjamosje në zonën rreth barkut. Ne humbasim masën muskulore me 1% një vit pas moshës 50 vjeç dhe shumica e njerëzve fitojnë rreth një kilogram e gjysmë çdo vit në mënyrë progresive deri në moshën e mesme”, vijoi mjekja Faubion. Shtimi në peshë megjithëse sfidues, nuk është i pashmangshëm. "Dritarja e mundësive" është këtu dhe profesionistët e shëndetit të grave thonë se ju duhet të shtoni në dietën ushqimore më shumë perime të pasura me nitrate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat