Humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën, plagoset rëndë motoristi në Berat

Shëndetësia

Humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën, plagoset rëndë motoristi në Berat

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:25
Motoristi është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit

Një aksident është regjistruar gjatë natës në Berat, në lagjen “Çlirim”.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

Mësohet se një motor që shpërndan pica në qytet është goditur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur zvarrë në asfaltin e rrugës për disa metra.

Motoristi është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia, prej të cilës drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat